Ardian Bujupi ka lansuar bashkëpunimin më të ri me Nazar.
“Marilyn Monroe” quhet kënga më e re e Ardian Bujupit të cilën e sjell si bashkëpunim me Nazar, rep artisin nga Austria, shkruan lajmi.net.

Ardiani kishte paralajmëruar këngën në llogarinë e Instagramit, ndërsa fansat po e prisnin me padurim atë si çdo këngë tjetër të tij.
Dyshja kanë bërë të ditur se kanë vendosur ta lansojnë këngën vetëm në platformën digjitale Spotify, ndërsa nuk dihet ende se kur do të jetë në dispozicion edhe në Youtube