Shkup, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Qeveria dje ka pranuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës, informon Zhurnal.
Ushtarët do të kyçen në sigurimin e spitaleve si ndihmë shtesë për pjesëtarët e MPB-së.
Qeveria ka konkluduar që për këtë duhet të kërkohet dhe pajtueshmëri nga presidenti i shtetit dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.
Shefi i shtetit në javën e kaluar në seancën e këshillit të sigurisë për siguri, ka shprehur gatishmëri që nëse Qeveria kërkon, të vendosë në dispozicion aq sa është e nevojshme pjesëtarë të Armatës si mbështetje logjistike në luftën kundër pandemisë.//Zhurnal.mk