Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Arrestime e akuza për vrasje, krejt çka dimë për Gjykatën Speciale dhe prapaskenat e saj

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë (apo siç njihen në Kosovë: Gjykata Speciale) deri më tani janë konfirmuar tri aktakuza, për të cilat është njoftuar publiku, kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Mustafa dhe Krasniqi gjenden tashmë në paraburgim në Hagë. Selimi, i cili aktualisht është shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se, pas njoftimit për konfirmimin e aktakuzës, do të udhëtojë për në Hagë, më 5 nëntor.

Në paraburgimin e Hagës, edhe pse pa aktakuza, aktualisht janë edhe udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, shkruan Rel.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur në muajin prill një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës edhe kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë. Ende nuk dihet se a është konfirmuar apo jo kjo aktakuzë.

Për çka i ngarkon Haga?

Rasti: Salih Mustafa

Salih Mustafa akuzohet për krimet e luftës: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

Aktakuza kundër Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor, 2020. Ai është arrestuar dhe transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 24 shtator, 2020.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror, për krimet e pretenduara të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash. Pretendohet se në këtë lokacion ishte vrarë një i ndaluar gjatë muajit prill të vitit 1999.

Më 28 tetor, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Rasti: Jakup Krasniqi

Kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ajo ende nuk është publikuar. Krasniqi është arrestuar dhe transferuar në Hagë më 4 nëntor.

nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Reagon vajza e Jakup Krasniqit, i quan deputetë të ndyrë e të shitur ata që votuan për krijimin e Gjykatës Speciale
Kur shpallet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
Gruaja detyrohet të vesh bluzën e një burri tjetër gjatë fluturimit, për të mbuluar veshjen e saj të ‘çoroditur’
Ai po ashtu është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në korrik të vitit të kaluar.

Rasti: Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka njoftuar më 4 nëntor se kundër tij është konfirmuar aktakuza dhe ka thënë se më 5 nëntor do të udhëtojë për në Hagë.

Përmbajtja e aktakuzës është ende e panjohur.

Rasti: Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në Kosovë më 25 shtator, 2020, dhe më pas janë transferuar në Hagë. Kundër tyre nuk është paraqitur ende aktakuza dhe ata aktualisht konsiderohen si të dyshuar.

Në fletarrestimin e Gucatit dhe Haradinajt thuhet se ekziston dyshim i bazuar se ata janë penalisht përgjegjës për orvatje të kryerjes së veprës penale të frikësimit gjatë procedimit penal, si dhe për kryerjen e veprave penale të hakmarrjes dhe të shkeljes së fshehtësisë së procedurës.

Konkretisht, ekziston dyshim i bazuar se Gucati dhe Haradinaj kanë mbajtur tri konferenca për shtyp më 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku është bërë shpërndarja ose kanë vënë në dispozicion të medias informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike, që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Për Haradinajn thuhet se i ka përmendur me emër disa dëshmitarë (të mundshëm) dhe se ka dhënë të dhëna në lidhje me vendbanimin e tyre dhe të dhëna të tjera personale, kurse Gucati nuk ka ndërhyrë në ato momente.

Aktakuzat e paraqitura

Rasti: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerë

Prokuroria e Specializuar në Hagë, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në aktakuzën prej dhjetë pikësh thuhet se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit është konfirmuar apo hedhur poshtë.

Më 24 tetor ka skaduar afati prej gjashtë muajsh për gjykatësin e procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të konfirmuar ose refuzuar aktakuzën, plotësisht ose pjesërisht.

Rreth Dhomave dhe Prokurorisë së Specializuar

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar në vitin 2015 pas ndryshimeve kushtetuese, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Që nga 2019-ta, qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar: ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Rexhep Selimi, Agim Çeku, Jakup Krasniqi e të tjerë. Disa prej tyre janë mbrojtur në heshtje. /Rel/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...