Në datën 16.11.2020 në orën 02.45 në Kalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar” – Shkup nëpunësit policorë kanë privuar nga liria R.T.(33) nga R. e Shqipërisë, me letërnjoftim italian të falsifikuar.
Gjatë kontrollit të bagazhit të tij, është gjetur një letërnjoftim me të dhënat e njejta, ndërsa pas bisedës së kryer, personi në fjalë ka deklaruar se letërnjoftimi italian është i falsifikuar dhe se e ka blerë nga një person në R. e Shqipërisë. Personi është dorëzuar tek nëpunësit policorë nga Reparti për krim ndërkufitar dhe migrime Shkup për procedim të mëtutjeshëm.