Në datën 12.11.2020 në orën 21.30, në rrugën “Vasill Gllavinov” në Ohër, gjatë kontrollit të kryer mbi 31 vjeçarin T.L. nga Ohri, nëpunësit policorë nga Reparti për tregëti të palejuar me drogë pranë SPB-Ohër, kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese plasmasi me marihuanë.
Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij si dhe në hapësirën ndihmëse qe e kishte shfrytëzuar në rrugën “Marko Nestoroski”, janë gjetur 80 paketime polietilike me peshë të ndryshme të marihuanës të dedikuara për shitje në rrugë për personat e varur nga droga në Ohër. T.L. është arrestuar dhe kundër tij, SPB Ohër do të ngritë padi adekuate, informojnë nga SPB – Ohër.