Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Arteta e merr përgjegjësinë e plotë për humbjen e Arsenalit kundër Villas

Mikel Arteta e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen e Arsenalit 3:0 kundër Aston Villas në shtëpi të dielën, duke thënë se skuadra e tij nuk luajti në mënyrë ekipore.

Fitorja në fundjavën e kaluar kundër Manchester Unitedit në Old Trafford ishte një hap tjetër në drejtimin e duhur për Arsenalin nën udhëheqjen e Artetës, i cili priste që ekipi i tij ta shfrytëzonte ngritjen e moralit për rezultate të mira në vazhdim.

Megjithatë, Arsenali bie në pozitën e 11-të në renditjen e Premierligës pas humbjes kundër Villas dhe Arteta e pranon se nuk ishte i mahnitur nga ajo çfarë pa në fushë.

“Së pari urime Aston Villas për mënyrën sesi luajti dhe për fitoren”, tha Arteta.

“Ne luajtëm nën standardin tonë dhe më duhet të them se kjo është hera e parë që ne nuk luajmë në mënyrë ekipore”, shtoi ai.

“E marr përgjegjësinë e plotë. Ne nuk e nisëm mirë. I humbëm të gjitha duelet, vrapimet dhe ishim të ngathtë me topin. Kur krijuam shanse nuk e qëlluam cakun. Ishte një kombinim shumë i keq. Ne i lejuam hapësira kundërshtarit, i cili e kishte të lehtë të na ndëshkonte në kundërsulme”, nënvizoi ai.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...