Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Asambleja Kombëtare e Francës miraton rezolutën për njohjen e Karabakut

Asambleja Kombëtare e Francës e ka miratuar të enjten rezolutën që i bën thirrje qeverisë për ta njohur rajonin e Nagorno-Karabakut, që gjendet brenda të territorit të Azerbajxhanit, si republikë.

Pas miratimit në Senat muajin e kaluar, kjo rezolutë, që ka vlerë simbolike, u miratua me 188 vota të deputetëve. Asnjë deputet nuk ishte kundër saj, ndërsa 16 abstenuan në votim, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Me këtë rezolutë i bëhet thirrje qeverisë që ta njohë të ashtuquajturën “Republikë e Nagorno-Karabakut” dhe ta rivlerësojë procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian për shkak të rolit të saj në konfliktin e Nagorno-Karabakut.

Franca është kritikuar për braktisjen e rolit të aktorit neutral dhe për përkrahje të Armenisë në konfliktin për Nagorno-Karabakun, pavarësisht se është një ndër tri shtetet anëtare të Grupit të Minskut, i formuar nga OSBE-ja për zgjidhjen e krizës.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, e refuzoi thirrjen për njohjen e Nagorno-Karabakut si shtet, duke thënë se vetë Armenia nuk ka kërkuar një gjë të tillë.

Ai gjithashtu theksoi se nëse merret një vendim i tillë, Franca do ta largojë veten nga Grupi i Minskut dhe do të heqë dorë nga roli i ndërmjetësueses.

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, armenët etnikë e kishin shpallur të ashtuquajturën “Republika e Artsakut”, por ky shtet nuk është i njohur nga asnjë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe ka raporte vetëm me Armeninë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...