Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Aspirina si trajtim për Covid 19, testohet në Britani

Mijëra pacientë me koronavirus në Britaninë e Madhe do të marrin aspirinë, si pjesë e një testimi për të përcaktuar nëse kjo e fundit mund të reduktojë rrezikun e krijimit të mpiksjeve të gjakut.

Ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht është shtuar në një listë trajtimesh të mundshme që duhen testuar në kuadër të një testimi të madh në Britani që synon gjetjen e kurës së covid 19.

Njerëz të infektuar me koronavirus duket se kanë pllakëza hiper reaktive, fragmente qelizash që ndihmojnë në ndalimin e gjakrrjedhjes, çka do të thotë se janë në rrezik të shtuar përballë mpiksjeve të gjakut.

Ekspertët shpresojnë që aspirina, një agjent anti pllakëza, që përdoret zakonisht si hollues gjaku, mund të reduktojë mundësinë e komplikacioneve nga mpiksjet e gjakut. Të paktën 2 mijë pacientë do të marrin 150 gramë aspirinë cdo ditë, bashkë me regjimin e zakonshëm.

Të dhënat nga këta pacientë do të krahasohen me ato të rreth 2 mijë pacientëve të tjerë që marrin trajtimin standard të koronavirusit. Është zbuluar që më herët që doza të vogla ditore aspirine reduktojnë rrezikun e disa kacerëve.

Si hollues gjaku, ajo shton rrezikun e gjakrrjedhjeve të brendshme dhe marrja e një sasie të madhe në një periudhë të gjatë lidhet me dëmtime të veshkave.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...