Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Audi rinovon modelin e saj Q2, tani kjo makinë vjen me një pamje më të veçantë

Katër vite pas lëshimit, Audi ka vendosur të rifreskojë modelin e saj Q2.

Shenja e parë e njohjes janë dritat e reja, tani standarde në teknologjinë LED. Pas modifikimeve, Q2 u bë disa milimetra më i gjatë dhe tani ai është 4.21 metra, ndërsa gjerësia prej 1.79 metra dhe lartësia prej 1.54 metra mbeti e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Dritat prapa janë më të gjëra, me pesë nuanca të reja. Detaje të reja gjenden gjithashtu në kabinën.

Kabina virtuale e Audi me një ekran 12.3 inç dhe sistemi plus navigacion MMI me një ekran 8.3 inç është në krye të gamës, ndërsa baza është akoma analoge. Dhe një veçori e veçantë: Sistemi audio premium Bang & Olufsen, i cili përfshin 14 altoparlantë me një dalje deri në 705 W, është një ofertë unike.

Le të përsërisim se bagazhi në versionin bazë ka një kapacitet prej 405 litra, dhe kur palosen mbështetëset e sediljeve të pasme, ai rritet në 1050 litra.

Oferta e motorit përbëhet nga pesë opsione, tre TFSI dhe dy TDI. Deri më tani, më interesantja është 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi dhe 250 Nm çifte rrotulluese.

Porositë për Audi Q2 në tregun evropian do të fillojnë të merren nga shtatori me një çmim fillestar prej rreth 25,000 euro në tregun gjerman dhe prezantimi është planifikuar për në fund të vitit.

Fillimi i shitjeve do të shoqërohet nga një model special “edition one” me pajisje ekskluzive.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...