Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Autostrada Shkup – Bllacë, pikë pagesore për rrugën që s’është askund!

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ende pa filluar ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, Qeveria e re, në seancën e parë të saj ka menduar për ndërtimin e një pike për pagesë rrugore për ata që do të udhëtojnë në këtë rrugë. Një ditë më parë Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka njoftuar qeverinë se po përgatit dokumentacion teknik për ndërtimin e pikës për pagesa.

“Qeveria e shqyrtoi dhe pranoi informatën për dorëzimin e propozim projektit për përgatitjen e dokumentacionit teknik në nivel të projektit bazë për ndërtimin e pikës për pagesë për pjesën e autostradës, pika kufitare Bllacë – Shkup (qarkorja Stenkovec) në suaza të thirrjes së 24-t për ndihmë teknike nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor e Bashkimit Evropian”, njoftojnë nga Qeveria.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, thonë se nuk bëhet fjalë për vendim të Qeverisë por se është miratuar nevoja për të aplikuar për fonde për ndërtimin e pikës pagesore nga Korniza investuese për Ballkanin Perendimor (KIBP).

“Me këtë informatë, ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e informoi dhe njoftoi Qeverinë për nevojën për aplikim deri më 04.09.2020, për këtë projekt të cilin KIBP duhet të miratojë 100% grant për ndihmë teknike, me çka në tërësi do të kompletohet dokumentim i plotë për pjesën e autostradës Bllacë – Shkup”, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

“Pika për pagesë, ku qytetarët do të duhet të paguajnë për autostradë duhet të ndodhet diku në këtë pjesë e cila po ashtu gjendet vetëm disa metra larg qarkores kryesore e cila lidh Shkupin me Bllacën dhe me Kufirin me Republikën e Kosovës. Megjithatë siç po e shikoni, autostrada ende nuk ekziston askund”.

Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, nga BDI për një dekadë premtohet para çdo cikli zgjedhor. Madje figuron edhe në programin parazgjedhor të partisë së Ahmetit për zgjedhjet parlamentare 2020-2024. Por ky projekt vazhdon të mbetet vetëm në letër. Premtimi i fundit ishte se 2 km e parë do të nisnin të ndërtoheshin në pranverë por deri më tani asnjë aktivitet nuk po zhvillohet në terren.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...