Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Ava Max thotë se motrat Kardashian i kanë bërë rrjetet sociale “pozitive”

Ylli i hitit “Sweet but Psycho”, Ava Max, pati vetëm fjalë të mira dhe lëvdata për motrat Kardashian/Jenner, për faktin se e kanë filluar lëvizjen në rrjetet sociale, ku ua mundësojnë njerëzve të flasin pozitivisht për veten.

“Më pëlqen shumë se ato janë plotësisht vetvetja. Ato e kanë krijuar këtë botë të re në rrjetet sociale. Pra pas Paris Hiltonit, ishin motrat Kardashian ato që ishin në trend dhe tani rrjetet sociale janë shndërruar në platformë gjigante, për shkak të tyre. Unë mendoj se ato e kanë filluar këtë lëvizje e cila u mundëson njerëzve të flasin për veten, por në mënyrë të mirë dhe pozitive”, citohet të ketë thënë këngëtarja.

Ava Max po ashtu e nderoi kolegen e saj Rihanna, duke e lavdëruar atë për mënyrën se si e menaxhon jetën dhe karrierën e saj, transmeton Koha.

Duke folur për “E! News”, këngëtarja me prejardhje shqiptare tha: “Zot i madh ajo është e mrekullueshme. Si artiste, kreatore dhe ambasadore e bukurisë. Më duket diçka e jashtëzakonshme mënyra se si ajo ka arritur ta menaxhojë veten për kaq shumë vjet, por në një mënyrë elegante dhe me stil. Rihanna është një person që argëtohet me stilin e saj, gjë që po ashtu më pëlqen shumë tek ajo”.

Ndërkohë, këngëtarja e hitit “So Am I”, tregoi që mendon se është e çuditshme që njerëzit i krahasojnë artistet femra mes veti dhe insiston se një gjë e tillë nuk duhet ndodhur.

Edhe pse pop ylli 26-vjeçar mendon se fituesja e shumëfishtë e çmimit Grammy, Lady Gaga është një artiste e mahnitshme, Ava Max thotë se është e kotë t’i vendosësh dy këngëtare në një kuti dhe t’i krahasosh ato, vetëm ngase kanë të njëjtën ngjyrë të flokëve dhe kultivojnë muzikë pop.

“Shumë njerëzit më krahasojnë me Lady Gagan e cila në fakt është e mahnitshme. Ajo është artistja më e mirë e dekadës prandaj nuk mund të thuash asgjë të keqe për të. Por, mendoj se shumë njerëz më krahasojnë me të vetëm për shkak të ngjyrës së bardhë të flokëve dhe faktit se që të dyja bëjmë muzikë pop. Dhe kjo gjë më duket e çuditshme. Njerëzit nuk duhet t’i krahasojnë gratë në këtë mënyrë. E kuptoj se është diçka e lehtë për t’u bërë por unë jam thjeshtë vetvetja. Unë jam rritur duke u inspiruar nga shumë prej idhujve të mi të muzikë pop, dhe natyrisht i kam përvetësuar disa gjeste apo shprehi të tyre. Mendoj se të gjithë artistët që i kam dëgjuar dhe adhuruar në fëmijëri, reflektohen sot në personalitetin dhe muzikën time”, kishte deklaruar Ava për gazetën “The Sun”.

Në shtator të këtij viti, Ava Max e lansoi albumin e saj debutues me titull, “Heaven & Hell”, dhe në të përfshihet një këngë e titulluar “Who’s Laughing Now” e cila i dedikohet të gjitha vajzave që kanë qenë pre e bulizmit të vazhdueshëm në shkollë.

Këngëtarja kur ajo ishte në shkollë të mesme ishte ngacmuar vazhdimisht nga nxënësit e tjerë. Mbi të madje ishte ushtruar dhunë fizike disa herë, çka edhe e ka bërë të refuzojë të shkojë në shkollë, dhe kështu i ka ndjekur mësimet nga shtëpia.

“Who’s Laughing Now” gjithashtu është lansuar edhe me videoklip në platformën YouTube, ku i numëron mbi 56 milionë klikime. Ndërkohë, kënga e fundit e Ava Maxit titullohet “OMG What’s Happening”, e cila u lansua në platformën e njohur muzikore e shoqëruar me videoklip.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...