Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Avokatët e Maqedonisë nga tani mund të punojnë si avokatë edhe në Angli dhe Uells

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i ri për drejtësi, Bojan Mariçiq, ka bërë të ditur se avokatët nga Maqedonia, tani më mund të kalojnë provimin transferues dhe të punojnë me titullin avokat në Angli apo në Uels, përcjellë Zhurnal.

Deri tani siç njofton ministri, avokatët nuk kanë patur asnjë mundësi që të punojnë si avokatë në Britani të Madhe, ndërsa tani mund ta bëjnë vetëm me një provim.

“Deri tani, si avokatë maqedonas nuk ka ekzistuar asnjë mundësi që të punohet si avokat në Britani të Madhe. Pas iniciativës së avokatëve maqedonas nga Brukseli, e dërguar përmes Dhomës së avokatëve në Maqedoninë e Veriut në Angli, avokatët maqedonas mund të kualifikohen për avokatë me procedurë të shkurtuar dhe vetëm me një provim”, ka shkruar ministri.

Më tepër informata mund të meren në Dhomën e avokatëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe në dhomën në Angli dhe Uells.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...