Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Avokati mbrojtës kërkon lirimin e përkohshëm të Thaçit dhe pyet se ku janë akuzat për trafikim të organeve dhe shtëpinë e verdhë

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper është treguar i ashpër me prokurorin e Speciales.

Ai ka thënë se ku janë pretendimet për trafikim të organeve njerëzore dhe shtëpinë e verdhë.

“Kur e shikojmë aktakuzën ku janë aktakuza për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpinë verdhë, sepse praktikisht kjo ishte aktakuza lidhur me lindjen e kësaj Gjykate. Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për këto raste”, tha avokati Hooper.

Hooper shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm dhe ai kundërshton gjithë këtë aktakuzë të paraqitur nga Prokuroria.

Avokati më tej pyeti se përse në këtë gjykatë nuk ka asnjë simbol të Kosovës, ani pse thuhet se është Gjykatë e Kosovës.

“Unë i them nuk ka asnjë emblemë të Kosovës, mund të kishim shqiponjën e zezë me ngjyrë të kuqe”, tha Hooper.

Po ashtu Hooper kërkoi për lirim të përkohshëm të Thaçit.

Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë Hooper.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...