Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Azerbajxhan, 10 të vdekur në sulmin armen në qytetin Ganja

Numri i të vdekurve nga sulmi armen me raketa në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, ka arritur në 10, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Azerbajxhanit përmes një kumtese bëri të ditur se një civil tjetër iu nënshtrua plagëve pas sulmit që shkeli armëpushimin e vendosur paraprakisht midis dy palëve.

“Me keqardhje të thellë informojmë se njëra prej të plagosurve, Aliyeva Gunay Zahid, e lindur në vitin 1992, vdiq në spitalin ku po pranonte trajtim. Aktualisht, po trajtohen civilët e tjerë të plagosur”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë të dielës, prokurorët njoftuan se si rezultat i sulmit të ushtrisë armene në Ganja, qytet i vendosur jashtë vijës së frontit, të paktën 9 persona përfshirë 4 gra u vranë brenda 24 orësh nga armëpushimi, ndërsa 35 të tjerë u plagosën.

Si rezultat i raketave të lançuara ndaj ndërtesave të banuara në pjesën qendrore të qytetit, mbi 10 ndërtesa banimi dhe më shumë se 100 objekte u “dëmtuan në masë të gjerë”.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua për një “hakmarrje të përshtatshme” ndaj sulmeve të Armenisë, duke vënë në dukje se sulmi i fundit ishte një “krim lufte” dhe një “shkelje e rëndë” e Konventave të Gjenevës.

“Sulmi është një tjetër manifestim i fashizmit armen dhe mosrespektim i negociatave të zhvilluara nën ndërmjetësimin e Rusisë. Këto sulme të neveritshme nuk mund të thyejnë kurrë vullnetin e popullit azerbajxhanas”, tha Aliyev.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Përleshjet e reja filluan kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar viktima.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...