Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Azerbajxhani/ Nëse Armenia sulmon tubacionet e gazit dhe naftës përgjigjja do të jetë shumë e ashpër

Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë se po përpiqet të sulmoi tubacionet e naftës dhe gazit që kalojnë në Azi.

 “Armenia po përpiqet të sulmojë dhe të marrë kontrollin e tubacioneve tona,” tha Presidenti Ilham Aliyev në një intervistë me transmetuesin turk Haberturk.

“Nëse Armenia përpiqet të marrë kontrollin e tubacioneve atje, unë mund të them se rezultati do të jetë i rëndë për ta,” tha ai.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se do të shkatërronte të gjitha objektet ushtarake në Armeni që kishin në shënjestër vendet civile Azeriane.

Ministria armene e mbrojtjes ka mohuar të shtënat në objektiva civilë, por tha se rezervon të drejtën për të shënjestruar çdo instalim ushtarak dhe lëvizje luftarake në Azerbajxhan.

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë që kur luftimet shpërthyen më 27 shtator në dhe përreth Nago-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por qeveriset dhe popullohet nga Armenët etnikë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...