Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Azerbajxhani publikon numrin e ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve për Nagorno Karabakun

Gati 2.800 ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftimet me forcat etnike armene për rajonin e Nagorno Karabakut, thanë zyrtarët.

Kjo është hera e parë që Azerbajxhani publikon shifrat e viktimave nga konflikti i armatosur.

Ato u bën publike gati tre javë pasi një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që i dha fund luftimeve për rajonin, i cili ligjërisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990

Luftimet, të cilat shpërthyen më 27 shtator, ishin më të këqijat që nga fillimi i viteve 1990, dhe përfunduan me marrjen nën kontroll, nga ana e forcave të azerbajxhanit, të pjesës më të madhe të rajonit malor dhe zonave përreth.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 2.783 ushtarë dhe oficerë të saj u vranë gjatë konfliktit, më shumë se 100 pjesëtarë të personelit ushtarak ishin ende të zhdukur dhe 1,245 ushtarakë u plagosën.

Në Armeni, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se kufomat e 2,718 ushtarakëve po identifikohen nga personeli mjekësor, duke shtuar se trupat e ushtarëve azerbajxhanas mund të ishin midis këtyre kufomave

Rusia ka vendosur gati 2,000 paqeruajtës në rajon për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit, e cila nuk e zgjidh çështjen e statusit ligjor të rajonit.

Rezultati i luftimeve ka qenë poshtërues për shumë armenë. Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nxiti protesta në Jerevan, në të cilat bëhej thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinian.

Në Azerbajxhan, megjithatë, marrëveshja është vlerësuar si një fitore e madhe. Zyra e presidentit, Ilham Aliyev, njoftoi se 8 nëntori, dita kur trupat azerbajxhanase rifituan kontrollin mbi qytetin simbolik dhe strategjik të Shusha do të shënohet çdo vit si Dita e Fitores.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...