Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Azeski: Është koha të fillojmë krijimin e një sistemi funksional, të bazuar në standardet dhe vlerat evropiane

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Procesi i Berlinit kthehet në Berlin. Është koha që ne të fillojmë krijimin e një sistemi funksional, të bazuar në standardet dhe vlerat evropiane dhe për këtë nuk duhet të humbasim asnjë ditë. Për herë të parë, 16 biznesmenë eminentë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në bazë të kritereve të matshme, do të monitorojnë progresin e reformave ekonomike në rajon dhe do t’i raportojnë Brukselit, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

“Si themelues i Forumit të Investimeve të Odës (gjashtë oda kombëtare të Ballkanit Perëndimor) isha në krahët e shpresës se më në fund jemi pjesë e një procesi që përfundimisht lë mënjanë mentalitetin ballkanik. Por kthjellimi erdhi shumë shpejt – Procesi i Berlinit u zhvendos drejt Vjenës, Parisit, Triestës, Londrës dhe Poznanjit dhe përfundoi në Sofje (Ballkani Lindor). Me këtë, procesi u hollua, humbi skajin e saj dhe shpresa u zhduk”, thotë Azeski në një letër për media.

Tani, shton, Procesi i Berlinit po kthehet nga Sofja në Berlin, që do të thotë se gabimi është pranuar, por çështja kryesore është pse duhet të kthehemi në Ballkanin Perëndimor.

“Thënë thjesht, pas gjithçkaje që kemi bërë dhe kemi sakrifikuar që të nisemi drejt Brukselit, ne jemi të detyruar të qëndrojmë këtu. Por ky është realiteti. Na mbetet një alternativë dhe ajo është vendosja e biznesit në piedestalin e përparësive, si dhe duhet të them se ne, si biznes-asociacioni më i madh dhe më me shumë persona, e bëjmë atë çdo ditë”, thotë Azeski.

Me krijimin e Këshillit të biznesit në kuadër të Forumit investues të Odës, i cili përfshinte biznesmenë nga 16 kompani udhëheqëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, nga sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe shërbimit, dhe me planin e veprimit për një Treg të përbashkët rajonal (TPR 2021-2024), potencoi, ne jemi praktikisht akoma në rrugën tonë për në Bruksel, të mbështetur plotësisht nga Berlini”.

Në post skriptum thekson se Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin. Është koha që ne të fillojmë krijimin e një sistemi funksional, të bazuar në standardet dhe vlerat evropiane dhe për këtë nuk duhet të humbasim asnjë ditë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...