Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Balaj-Halimaj: Prej se VV mori pushtetin në Prizren, migrimi është rritur 400% në këtë qytet

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj e cila është edhe anëtare e kryesisë së Nismës ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’i kthehen qytetarëve nga komunarët.

Balaj-Halimaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se para se VV të flas për komunat tjera, duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve.

Ajo po ashtu tha se që nga koha kur mori pushtetin Vetëvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

“Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetëvendosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!  Nëse për largimin e qytetarëve nga komunat tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren! Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne”, ka shkruar Balaj-Halimaj, në Facebook.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...