Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ballkani kryeson listën për raste me koronavirus në Europë

Shkup, 8 shtator – 7 vendet e Ballkanit kanë numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit në Europë.Konfirmimi vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të publikuar nga media “Balkan Insight”.

Mali i Zi është shteti me nivelin më të lartë të përhapjes dhe regjistron 179 raste për 100 mijë banorë. Kosova renditet në vendin e pestë pas Bosnjes, Francës dhe Luksemburgut.

Ndërsa Shqipëria është në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe raporton 64 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë në dy javët e fundit.

Mesatarja aktuale e përhapjes së koronavirusit në Europë është 42 të infektuar për 100 mijë banorë. Të vetmet shtete të Ballkanit poshtë këtij niveli janë Serbia dhe Bullgaria.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...