Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Baneri “Liria ka Emër” në Graçanicë u dogj në orët e para të mëngjesit, policia flet për rastin

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Policia e Kosovës ka folur për incidentin e djegies së banerit “Liria ka Emër” në Graçanicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se informatën për djegien e banerit policia e ka marrë sot.

Sipas saj, policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe në bazë të informatave, dyshohet se akti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e  një tabele reklamuese ( Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Detaje tjera ende nuk dihen teksa në vendin e ngjarjes  janë parë forca të shtuara të policisë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...