Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Basha i përplas Ramës, realitetin: Mbi 10 mijë të infektuar në shtëpi, rimbursim të plotë kurave të shtrenjta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar me forcë përsëri sot, rimbursimin e plotë të medikamenteve për të sëmurët me COVID që kurohen në shtëpi.

Basha i ka përballur në një video, pretendimet e KryeminiStrit Edi Rama se qeveria po afron gjithçka për të sëmurët në Shqipëri sin ë vendet e zhvilluara me realitetin, deklaratat nga vetë pacientët që po u kushton miliona lekë, trajtimi në banesa.

Nëse video nënvizohet qartë fakti që Qeveria e fsheh qëllimisht: në spitale kurohen vetëm 350 pacientë, por gati dhjetëmijë të tjerë po kurohen me shpenzimet e tyre në shtëpi, në kushtet kur janë nga kategoritë më të varfra të popullsisë.

Basha e vë theksin tek propozimi i Partisë Demokratike, në bazë të planit të rimëkëmbjes, ai “ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me COVID që kurohen në shtëpi.”

NDIQNI PRETENDIMET E RAMËS DHE REALITETIN E TË SËMURËVE,, BALLË PËR BALLË”

Rama: Përballemi me armikun e padukshëm përditë e përditë,  duke garantuar as më shumë e as më pak, por atë që garantohet në çdo vend të botës nga pikëpamja e kujdesit shëndetësor, nga pikëpamja e aparaturave, nga pikëpamja e shtretërve, e gjithçkaje dhe e medikamenteve.

Zonja: Unë kam katër muaj që e kam kaluar dhe kam harxhuar 1 milion e ca lekë dhe një paracetamol nuk më ka rimbursuar shteti. Tani, ky ëhstë krim për këtë vend:

Rama në parlament: E dini ju sa shqiptarë rimbursohen sot për ilaçet e tyre?! E dini sa?!

Zonja e moshuar: Kur s’I kam, do t’I marr borxh! Se të më marrim të vete në Sharrë, faleminderit! Po të lë aty dhe kush do të na shërbejë, biri i nënës?!

Rama në parlament: ….E dini sa?!

E VËRTETA: Në Shqipëri numërohen mbi dhjetëmijë persona aktivë të infektuar me Sars-COV2, nga të cilët më pak se 350 kurohen në spital. Ndërkohë që pjesa tjetër vetkurohen në kushte shtëpie me kura të shtrenjta të përshkruara nga mjeku i familjes, që shkojnë nga dhjetë mijë lekë të reja…

Rama: Duke garantuar as më shumë e as më pak, po atë që garantohet në çdo vend të botës.

E VËRTETA: Në mungesë të një protokolli mjekësor, po ia faturon të gjitha kostot qytetarëve, pasi nuik bën përjashtim nëse je i siguruar apo jo dhe as për të sëmurët kronikë apo pensionistët, sepse faturën e ilaçeve në farmaci do ta paguajnë të gjithë njësoj, 100% të vlerës nga xhepi.

E VËRTETA: Po mafia e plehrave dhe xhepat e klientëve të Edi Ramës?!

“Shëndetësia falas!”

Gënjeshtar! Hajdut!

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...