Agjencia Zhurnal.KS
Bota

BE bie dakord për sanksione kundër Lukashenkos, pas shtypjes së protestave në Bjellorusi

Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë dhënë “dritën jeshile” sanksioneve ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mbi shtypjen e dhunshme të protestuesve pas zgjedhjeve të diskutueshme të vendit të mbajtura më 9 gusht.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha të hënën se “përgjigja joproporcionale” ishte përdorur në përgjigjen e autoriteteve ndaj demonstratave gjatë fundjavës, si dhe “një mungesë e plotë vullneti” nga ana e presidentit bjellorus për të “sjellë një zgjidhje demokratik dhe paqësore të situatës”.

Pas një takimi të këshillit në Luksemburg, ministrat thanë në një deklaratë se “BE është e gatshme të marrë masa të tjera kufizuese, përfshirë kundër njësive dhe zyrtarëve të rangut të lartë, përfshirë A. Lukashenko”.

Tekstet ligjore tani duhet të përgatiten përpara se ekspertët nga 27 shtetet e BE-së të mund të japin miratimin e tyre përfundimtar, shpjegoi Borrell.

Në të njëjtin takim, ministrat ranë gjithashtu dakord të sanksionojnë ata që përfshihen në helmimin e dyshuar të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, duke rënë dakord me Gjermaninë dhe Francën që Moska është përgjegjëse për sulmin në jetën e tij.

Një raport nga mbikëqyrësi i armëve kimike OPCW javën e kaluar zbuloi se Navalny ishte helmuar me agjent nervor të epokës Sovjetike Novichok.

Dhe helmimi i Navalny, një kritik i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, ka acaruar më tej marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në rast dhe bëri thirrje për një hetim penal në vend.

Por ekspertët thonë se sanksionet mund të jenë efektive, veçanërisht kur ato synojnë individë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...