Agjencia Zhurnal.KS
Bota

BE-ja po pret përgjigjen e Moskës për Navalnyn

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë mbështetur planin francezo-gjerman për vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve të dyshuar për helmimin e Alexei Navalny me gaz nervor, shkruan B92.

Berlini dhe Parisi bënë propozimin e tyre në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Ata thonë se Moska nuk kishte një shpjegim të besueshëm për atë që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCV) e përshkroi si praninë e një agjenti nervor të ndaluar të epokës Sovjetike Novichok në trupin e Navalny, raporton Reuters.

Shpejtësia me të cilën dy fuqitë kryesore të BE-së ranë dakord të vazhdojnë me sanksionet sugjeron forcimin e qëndrimit të bllokut ndaj Moskës, vlerëson agjencia. U desh gati një vit që BE-ja të merrte vesh për sanksionet kundër rusëve pas sulmit të agjentit nervor në 2018 mbi ish-spiunin rus në Britani, transmeton”Zeri.info”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas u tha gazetarëve, duke ardhur në takim më herët të hënën, se helmimi i udhëheqësit rus të opozitës nuk mund të “kalojë pa pasoja”.

“Franca dhe Gjermania po propozojnë vendosjen e sanksioneve ndaj njerëzve të caktuar që kanë rënë në sy në këtë drejtim,” tha Mas, pa dhënë asnjë detaj.

Diplomatët e BE-së i thanë Reuters se kishte një mbështetje të gjerë midis 27 ministrave të jashtëm për ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit nga disa zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse GRU.

I dërguari i lartë i Rusisë Vladimir Jabarov tha të hënën se Rusia mund t’i përgjigjet simetrikisht sanksioneve të BE dhe përsëriti qëndrimin e Moskës se nuk ka prova konkrete prapa akuzave, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax./ Zëri

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...