Agjencia Zhurnal.KS
Bota

BE marrëveshje me këtë kompani për vaksinën Anti-Covid, do t’i sigurojë deri në 405 milionë doza

Komisioni Europian do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.

“KE dhe Banka Europiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi von der Leyen.

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të Bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...