Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

BE vlerëson bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Specialen

Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian dhe Shtetet Anëtare në Kosovës e kanë vlerësuar bashkëpunimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale.

BE përmes një komunikatë ka deklaruar se bashkëpunimi i tyre me drejtësinë tregon përgjegjësinë e Kosovës për sundim të ligjit, njofton Klan Kosova.

“Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare e marrin parasysh dorëheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e treguar në ditët e fundit nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish udhëheqësi i PDK-së Kadri Veseli, si dhe nga z. Rexhep Selimi dhe ish Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, me Dhomat e Specializuara. Për më tepër, ne i vlerësojmë fjalimet drejtuar publikut të mbajtura dje nga z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët bënë thirrje për respektimin e procesit gjyqësor”.

“Kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”.

“Prioriteti më vendimtar për BE-në dhe Shtetet e saj Anëtare, është respektimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, ne e kemi mbështetur fuqimisht krijimin e Dhomave të Specializuara, si pjesë integrale e sistemit të Kosovës për sundimin e ligjit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të përmbushet misioni i Dhomave, ndaj të cilave edhe Kosova është e përkushtuar. Kjo është esenciale për konsolidimin e perspektivës evropiane të Kosovës”.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...