Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Bebe Rexha duket atraktive rrugëve të Los Angelesit, ndërsa vë në pah flokët kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Doja Cat.

Kënga “Baby, I’m Jealous” është pritur mirë nga publiku, teksa edhe ndryshimi i këngëtares shqiptare në klip mori komente pozitive.

Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrat kuq dhe zi, që për koiçidencë janë edhe ngjyrat e flamurit kombëtar.

Që nga koha kur bëri ndryshimin drastik në dukje, artistja shqiptare nuk ka pushuar së publikuari imazhe të ndryshme në rrjetet sociale me pamjen e saj të re.

Së fundmi, Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej duke shëtitur në ambient të hapur.

Ajo dukej mjaft atraktive dhe me stil e veshur me një palë pantallona të zeza lëkure dhe një xhup ngjyrë vjollcë.

Në përshkrimin e fotografisë, 31-vjeçarja vendosi disa emoji në formë zemre me ngjyrat kuq, zi dhe vjollcë – të cilat portretizojnë ngjyrat e dukjes së saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për pamjen e saj.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...