Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Bebe Rexha revoltohet me paparacët: Më kanë fotografuar në kënde të këqija…

Ndërkohë që i gjithë shteti Amerikan është i fokusuar në zgjedhjet presidenciale, Bebe Rexha ka zgjedhur të marrë disa ditë pushim, duke u relaksuar bashkë më partnerin e saj.

Këngëtarja 31-vjeçare ka shijuar një ditë të nxehtë në plazh me të dashurin e saj, Keyan Safyari, teksa vazhdojnë pushimet në Cabo San Lucas, Meksikë.

Nga disa foto që u bënë publike, duket se Bebe ka veshur rroba banjo të zeza të markës ‘Versace’, ku befasoi me linjat trupore, paksa të kolme.

Mirëpo, me sa duket, foto që qarkulluan në rrjet nuk lanë një shije të mirë për këngëtaren, e cila më pas publikoi një video për të hedhur poshtë pamjet e mëparshme.

Bebe, gjatë videos, shfaq fotografitë që e përditshmja britanike DailyMail publikoi, teksa thotë se paparacët e fotografuan nga këndet e këqija dhe që format e saj nuk janë ashtu siç duken në fotot që po qarkullojnë në internet.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...