Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Bebe Rexha vazhdon të duket mahnitëse në ngjyrat kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tash e disa muaj që ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga biondja e zakonshme që publiku ishte mësuar ta shohë.

E në momentin që dukjen me flokë të kuqe ajo po e kombinon me veshje të zezë, fansat e saj menjëherë po vërshojnë me pëlqime dhe komente, duke ek omplimentuar atë për dukjen atraktive me ngjyrat kombëtare.

E tillë Bebe Rexha u shfaq edhe në fotografinë e fundit që ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo pozoi e veshur me një fustan të zi dhe çizme të zeza, ndërsa flokët e kuqe të theksuara i la të lëshuara poshtë.

“Ndihem si magjistare dhe më pëlqen”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë, e cila mori pëlqime dhe komente të panumërta nga ndjekësit.

Me këtë paraqitje, artistja me origjinë shqiptare u paraqit në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”, ku edhe ka dhënë një intervistë rreth të rejave të saj më të fundit.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...