Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë Shqipëri

Befason Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qëndis nga Marigoja

Studiuesi Artan Lame tha mbrëmjen që lamë pas në emisionin “Opinion” se mendohet që flamuri që u ngrit në Vlorë në 28 Nëntor të vitit 1912 nuk u qëndis nga Marigo Pozio, sikurse është thënë zakonisht.

Ndërsa kanë kaluar 108 vite nga ai moment, diskutimet për modelin dhe flamurin që u ngrit janë ende të hapura mes studiuesve.

Për Artan Lamen, flamurin qe u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.

“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndrisi. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra. Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma  ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, tha Lame.

Ndërkohë historiani Niko Kotherja tha se në studimet e tij ka konstatuar se janë të paktën 12 personazhe që mendohet se e kanë sjellë flamurin. “Mua e besueshme më duket pjesa e Marigosë. Në Shqipëri është e pamundur të mbahesh mend për diçka që nuk e ke bërë. Marigonë është e kapuptimtë ta marrim si një grua të veçuar. Ajo është si familje e jashtëzakonshme në kontributin patriotik”, tha Kotherja

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...