Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Bekë Berisha i AAK-së: Nuk mund të më disiplinojë Isa Mustafa

Deputeti i AAK-së, Bekë, Berisha, ka treguar sot se Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj më 4 shtator kishte marrë telefonatë nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se kjo kishte ndodhur pas përplasjeve të brendshme që kishte pasur në delegacionin kosovar lidhur me pikat e marrëveshjes që pritej të nënshkruhej.

“Nuk e di se çfarë kanë folur. Por mirë është që për Ujmanin nuk flasim më me Serbinë por me SHBA”.

Përveç kësaj ai ka thënë se AAK nuk është e interesuar që të largohet nga Qeveria aktuale.

“AAK nuk është në këtë koalicion që të largohet kur duhet të jetë aty. Jemi të bindur se duhet të jemi aty dhe ta përfaqësojmë vendin 100 përqind”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

“Jam deputet dhe i përgjigjem qytetarit me 15 mijë votat që kam marrë. Nuk mund të më diciplinojë as Isa Mustafa as askush. Kur të bëhet fjalë për vendin, nuk jemi të disiplinuar, e duam më të mirë. Kurrë nuk e ulim kokën kur bëhet fjalë për vendin tonë”.

“Në këtë moment me rëndësi është konsensusi, të jemi bashkë”.

Në Info Magazine, Berisha ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte Presidenti më i mirë që mund të kishte vendi në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...