Shkup, 11 nëntor – Ministri i Financave Fatmir Besimi paralajmëroi se do të qaset drejt një procesi riprogramimi afatgjatë në kushte të përmirësimit të normave të interesit për debi, si dhe lëshimit të eurobonove në vend, në të cilën do të investonin investitorët e huaj.
“Kemi disa mënyra për të financuar deficitin për vitin e ardhshëm. Njëra është përqendruar në huamarrje edhe atë duke lëshuar një eurobono në tregun vendor. Duke pasur parasysh se detyrimet për interes janë mjaft të larta dhe ne paguajmë 150 milionë euro në vit interes, do të qasemi me një proces të riprogramimit në plan afatgjatë. Me një analizë të mirë, të mirëmenduar, le të shohim se cili është efekti, si të riprogramojmë në kushtet e një pozicioni të përmirësuar për normat e interesit për huazimet. Megjithatë, në të njëjtën kohë do të shohim edhe mënyra të tjera”, tha ministri i Financave në një paraqitje si mysafir në ditarin e TV Sitel.
Ai shtoi se një nga opsionet që po shqyrtohet është edhe lëshimi i eurobonove në tregun vendor, në të cilin do të investonin investitorët e huaj, gjegjësisht lëshimi i një eurobonoje zhvillimore afatgjate me normë interesi zero.
Përveç huazimit, ai përmendi privatizimin e një pjese të kapitalit shtetëror, ku do të shihet se cilat janë aksionet që ka shteti në kompani të caktuara. Me këtë rast theksoi se në pjesën e shitjes janë ato kompani që nuk tregojnë veprimtari të suksesshme siç janë “Postat e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, “Tutunski kombinat – Prilep, “Kolska”, “Eurokompozit” dhe OHIS. Në pjesën e këtyre projekteve mund të përfshihen si opsion për reformimin në punë edhe TEC “Negotinë” dhe qasje të ngjashme të këtilla.
Besimi paralajmëroi edhe themelimin e një fondi për mbështetjen e investimeve dhe me këtë rast sqaroi se një është fondi i garancisë, i cili tashmë është themeluar, së dyti do të ketë një fond kapital dhe një fond për zhvillimin e projekteve strategjike që do të zbatohen përmes institucioneve ekzistuese, siç është Banka për zhvillimi, FIZHT, Agjencia për investime dhe të tjera.