Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Biden e thellon epërsinë edhe në Pensilvani

Është bërë e ditur se kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i është afruar edhe më shumë fitores së zgjedhjeve pasi e ka thelluar epërsinë ndaj rivalit Donald Trump në Pensilvani, shtet kyç që ka më së shumti vota në Kolegjin Zgjedhor nga shtetet që ende janë të pavendosura, përcjell albinfo.ch.

Në natën kur filloi numërimi dhe në ditën pasuese, republikani Donald Trump kishte epërsi prej qindra mijëra votash në këtë shtet, por rezultati u përmbys të premten, kur Bideni kaloi për herë të parë në epërsi. Fillimisht, epërsia e tij ishte rreth pesë mijë vota, por ajo po vazhdon të thellohet.

Ndërkohë disa orë më vonë, dallimi mes dy kandidatëve u rrit në mbi 13 mijë vota në të mirë të Bidenit, ndërsa aktualisht epërsia e ish-nënpresidentit amerikan ndaj presidentit të tanishëm ka shkuar në mbi 28 mijë vota, sipas të dhënave të televizionit CNN.

Përpos në Pensilvani, Joe Biden është duke qëndruar në epërsi edhe në Georgia, Nevada dhe Arizona, ndërsa Trumpi aktualisht është në epërsi vetëm në Karolinën Veriore.

Ndryshe, të premten u paralajmërua se votat në Georgia do të rinumërohen për shkak të rezultatit të ngushtë, por kjo nuk do të ndikonte në fitoren e Bidenit, nëse ai fiton në Pensilvani

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...