Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Biden merr Arizonën, bastionin historik të republikanëve

Nga Dan Merica, CNN

Për vetëm herë të dytë në më shumë se shtatë dekada, një demokrat ka fituar në Arizona në zgjedhjet presidenciale, një ndryshim historik për një shtet që dikur ishte bastion i republikanëve.

Fitorja e Biden në shtetin që i ka rritur reputacionin kombëtar republikanëve si Barry Goldwater dhe John McCain mund të shkaktojë probleme për partinë.

Tre pika kyçe që ndihmuan demokratët këtë vit: numri i votuesve latinë në rritje që kanë votuar demokratët, një rritje e votuesve nga Arizona në shtetet më liberale si Kalifornia dhe Illinois dhe fakti që votuesit periferikë janë zhgënjyer nga një parti republikane të udhëhequr nga dikush si Trump.

Arizona, duke u bërë blu, është më afër fqinjit të saj në veriperëndim – Nevada, ku demokratët kanë marrë nën kontroll pothuajse të gjithë qeverinë.

“Qarku Maricopa fitoi shtetin e Arizonës për Mark Kelly dhe Joe Biden,” tha Steven Slugocki, kryetari i demokratëve i qarkut.

“Ne përdorëm burimet tona  për të kontaktuar votuesit me ngjyrë, gratë dhe grupet e nënshtruara në të gjithë shtetin. Strategjia jonë tregoi rezultate të efektshme.”

Biden është vetëm demokrati i dytë që ka fituar në Arizona që nga viti 1948, kur Harry Truman fitoi dhe kur Bill Clinton fitoi me rezultat të ngushtë në 1996.

Fitorja demokratike bazohet në punën e organizatave në Arizona, shumë prej të cilave u përqendruan në popullsinë latine  duke iu bashkuar  Arpaio dhe krizës së imigracionit.

Ky vit ishte një fitore e madhe në këtë shtet,” tha Laura Dent, drejtoreshë ekzekutive e Chispa Arizona. “Ka qenë një dekadë e ndërtimit dhe punës së qëndrueshme të organizimit midis cikleve zgjedhore të cilat kanë qenë kritike.”

Dent tha që organizimi rreth SB 1070(ligjit të emigracionit) ishte një “katalizator” për këto grupe për t’u bashkuar rreth një qëllimi dhe “për të ndërtuar atë fuqi kolektive” që është  shfaqur këtë vit. Që nga viti 2018, vetëm Chispa Arizona ka regjistruar 44,000 votues.

Ky ndryshim në Arizona do të ndihet përsëri në Uashington, DC, ndërsa operativët kryesorë të partisë po përpiqen të kuptojnë se si ata humbën një shtet si Arizona, i cili vetëm gjashtë vite më parë ishte një shtet republikan, transmeton abcnews.al

Pyetja kryesore: A do të mundet partia demokratike të triumfojë në Arizona edhe në vitet  e ardhshme?

“Mendova se deri në vitin 2024, Arizona do të ishte me të vërtetë një shtet i lëkundur”, tha Yasser Sanchez, një avokat i imigracionit i cili doli vullnetar për fushatën presidenciale të republikanit Mitt Romney në 2012 dhe ka qenë pjesë e fushatës të McCain në 2016.

Pritshmëria mbi fitoren e Biden është në fakt  trashëgimia e McCain, i cili mbajti një koalicion të demokratëve, të pavarurve dhe republikanëve për vite me radhë.

Trump dhe McCain kishin një marrëdhënie të tensionuar dhe kur senatori votoi kundër projektligjit të presidentit për shfuqizimin e Obamacare, tensioni u rrit edhe më tepër, me Trump duke dyfishuar sulmet ndaj senatorit republikan, edhe pasi ai vdiq në 2018.

Duke i shtuar edhe komentet që Trump thuhet se bëri në lidhje me anëtarët ushtarakë dhe veteranët, nxiti të venë e McCain, Cindy McCain, të mbështeste Biden.

Republikanët si Chad Heywood, ish-drejtori ekzekutiv i partisë republikane të Arizonës, argumentuan se fitorja e partisë demokratike nuk paralajmëronte një ndryshim të rëndësishëm në shtet.

“Ky ishte një shtet i purpurt që dukej i kuq gjatë viteve të Obamës”, tha Heywood.

“Dhjetë vite më parë, nëse dëshironit të ishit politikisht të rëndësishëm dhe nëse donit që vota juaj të kishte një ndikim, ishte e kotë që të regjistroheshit si demokrat sepse ata nuk arritën të kishin asnjë kandidat në poste,” tha John Giles, një republikan i regjistruar në një punë jopartiake.

Arizona në fakt po ndryshon për shkak të njerëzve si Schaefer, po ndryshon edhe për shkak të republikanëve të regjistruar si Joe Hudock, një inxhinier kompjuterik  62-vjeçar nga Phoenix i cili votoi për Romney në 2012 dhe ishte një mbështetës i madh i McCain. Por Hudock, së bashku me gruan e tij, Chris, votuan për Biden në vitin 2020.

“Trump është i rrezikshëm për vendin,” tha Hudock disa ditë para zgjedhjeve. “Në katër vitet e fundit, republikanët kanë treguar se cilët janë në të vërtetë.”

Një arsye tjetër që demokratët besojnë se mund të fitonin në Arizona ishte situata e krijuar nga koronavirusi, i cili tronditi shtetin gjatë verës. Para koronavirusit, zyrtarët republikanë kombëtarë kanë deklaruar për  CNN se nuk ka asnjë dyshim se Arizona ishte një fushë kryesore beteje por ata nuk ishin “të shqetësuar nëse Arizona do të kthehej blu”.

Kjo ndryshoi shpejt ndërsa virusi u përhap në të gjithë shtetin, duke shënuar me më shumë se 160,000 raste dhe 3,600  viktima vetëm në Maricopa.

Ndikimi që ka pasur virusi ndihet si tek mbështetësit e Trump ashtu edhe te Biden. Ata që mbështesnin presidentin,  argumentuan ai po akuzohej padrejtësisht në lidhje me situatën e koronavirusit dhe duke thënë se Biden  ishte shumë i etur për të mbyllur ekonominë përsëri për të marrë nën kontroll virusin.

Por shumë mbështetës të Biden, fajësuan Trump, shpesh duke përmendur përvojat personale me pandeminë si pjesë e arsyes që përse ata zgjodhën të mbështesnin Biden.

“Mënyra se si Biden reagoi ndaj disa gjërave (në lidhje me virusin) më dha një këndvështrim tjetër se sa shumë kujdeset për ne,” tha Nikki Towns, një 18-vjeçare nga Chandler që votoi për Biden.

Fitorja e Biden në Arizona nuk ishte për një mungesë përpjekjesh nga ana e Trump. Presidenti zhvilloi 7 evente në këtë shtet në vitin 2020. Biden zhvilloi një event gjatë verës, një turne me autobus rreth Maricopa në tetor.

“Është e qartë, votuesit donin diçka të re nga Arizona. Votuesit ishin energjikë dhe të entuziazmuar për të votuar. Zgjedhjet e qarkut Maricopa janë të sigurta dhe transparente,” tha kryetari i partisë së qarkut.

“Një e ardhme e ndritshme është përpara për Maricopan  dhe amerikanët janë shumë krenar.”  s.ba/abcnews.al

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...