Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Biden thellon epërsinë në zgjedhjet presidenciale, tani i ka 5 milionë vota më shumë sesa Trump

Joe Biden që është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara, edhe pse zyrtarisht nuk ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve, raportohet se ka thelluar epërsinë karshi Donald Trumpit sa i përket numrit të votave.

Sipas të dhënave më të fundit, Biden ka mbi pesë miliona vota më shumë sesa Trumpi i cili refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale, transmeton Telegrafi.

Të premten në mëngjes Biden ka pasur 77.27 milionë vota, derisa Trump 72.18, raporton Cook Political Report, shtëpia analitike apartiake.

Të gjitha mediat e mëdha amerikane e kanë shpallur Bidenin presidentin e ri të zgjedhur, dhe sipas projeksioneve i japin mbi 290 vota elektorale – e Trump ka ngecur në 214 vota.

Dallimi i madh në numrin e votave nuk do të thotë patjetër të jetë rruga më e lehtë drejt Shtëpisë së Bardhë. Sipas sistemit zgjedhor në SHBA, ato çfarë vlejnë më shumë janë votat elektorale.

Për shembull, Hillary Clinton gjatë vitit 2016 kishte 2.8 milionë vota më shumë sesa Trumpi, por ajo humbi zgjedhjet nga ai.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...