Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Biden zhvilloi bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Guterres

Biden dhe Guterres në bisedë kanë diskutuar nevojën për një partneritet të fortë midis SHBA-së dhe OKB-së për problemet urgjente globale.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Ekipi i Bidenit njoftoi në një deklaratë se Biden ka falënderuar Guterres-in për urimin ndaj fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

Biden dhe Guterres në bisedë kanë diskutuar nevojën për një partneritet të fortë midis SHBA-së dhe OKB-së për problemet urgjente globale siç janë pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ndryshimi i klimës, ndihma humanitare, zhvillimi i qëndrueshëm, sigurimi i paqes dhe sigurisë dhe zgjidhja e krizave.

Biden gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me përshkallëzimin e përleshjeve në Etiopi dhe ndikimit ndaj civilëve./aa

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...