Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Bideni ka një kërkesë për amerikanët

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se do të kërkojë nga qytetarët amerikanë që të vendosin maska gjatë 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Ai tha për televizionin CNN se do të ketë pakësim të konsiderueshëm të rasteve të koronavirusit, nëse secili amerikan vendos maskë. Bideni gjithashtu tha se do të japë urdhër që maskat të vendosen në të gjitha ndërtesat qeveritare të Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 14 milionë e 100 mijë raste të personave të infektuar dhe rreth 276 mijë të vdekur nga koronavirusi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Ditën e parë që inaugurohem, do t’ia kërkoj publikut 100 ditë me maska. Vetëm 100 ditë me maska, jo gjithmonë. Mendoj se do të shohim zvogëlim të konsiderueshëm, nëse e bëjmë këtë”, tha Bideni.

Ekspertët kushtetues kanë thënë se presidenti amerikan nuk ka autoritet ligjor që t’i urdhërojë amerikanët që të vendosin maska, por Bideni tha gjatë intervistës se ai personalisht dhe nënpresidentja, Kamala Harris, do të japin shembull duke i përdorur maskat.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...