Agjencia Zhurnal.KS
Auto

BMW iX elektrik debuton me 500 kuajfuqi e teknologji shumë të avancuar

BMW seria 7 me teknologji të avancuar së fundi e lansuar, ka bërë buj të madhe për shkak të teknologjisë gjysmë-autonome si dhe është e gjitha elektrike, por tani kjo kompani ka zbuluar modelin SUV elektrik të quajtur iX.

iX është krejtësisht elektrike dhe ka teknologji shumë të avancuar me shumë funksione autonome, për të cilën BMW është shumë krenare, pasi tani kjo veturë proceson 20 herë më shumë volum të të dhënave se sa modeli i serisë 7, transmeton KOHA.

Në dimensione të jashtme, iX është shumë e ngjashme me modelet luksoze të BMW-së, pasi ka të njëjtë gjatësi sikurse X5, lartësinë e X6 dhe largësinë e rrotave sikurse modeli X7.

“BMW iX tregon se si ne mund t’i japim teknologjisë së re një dizajn shumë modern. Vetura është me teknologji të lartë komplekse, por duket shumë e thjeshtë dhe e pa komplikuar”, thotë dizajneri i BMW-së, Adrian van Hooydonk.

iX ka dy motor elektrik të cilët së bashku prodhojnë 500 kuajfiqi apo 375 kilowatts, e të cilët bëjnë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për më pak se 5 sekonda.

Fal baterive masive 100-kWh, kjo veturë mund të përshkojë 600 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...