Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Boeing parashikon rritje të fortë në Kinë në 20 vitet e ardhshme

“Boeing” bëri të ditur se Kina në 20 vitet e ardhshme pritet të blejë 8600 avionë të rinj për një vlerë prej 1.400 miliardë dollarë, me shërbime për aviacionin tregtar me vlerë rreth 1.700 miliardë dollrë, pas një rikuperimi solid prej pandemisë Covid-19.

Industria aeronautike amerikane e paraqiti këtë skenar në një parashikim vjetor mbi tregun kinez, një pjesë e 2020 Commercial Market Outlook (CMO), bazuar në kërkesën e pritshme në rritje për aeroplanë dhe shërbime tregtare.

Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe urbanizimi në rritje në Kinë janë faktorët që konsiderohen në raportin e Boeing, duke sugjeruar që vendi do të drejtojë industrinë e udhëtimit të pasagjerëve në vitet e ardhshme, shkruan “Xinhua”.

Që nga viti 2000, flota tregtare e Kinës është rritur shtatë herë dhe rreth 25% e të gjithë rritjes globale të aviacionit gjatë dekadës së fundit vjen nga Kina. “Boeing” pret që kjo prirje të vazhdojë gjatë 20 viteve të ardhshme.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...