Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë TOP LAJM

Bojkoti, tentim për prolongim të përplasjeve brendapartiake në VMRO-DPMNE

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Bojkoti i zgjedhjeve për kryetar komune në Shtip dhe Pllacnisë nuk mund t’i sjell asgjë të mirë VMRO-DPMNE-së, por mund ta prolongon debatin brendapartiak për suksesin e udhëheqësisë së partisë, thonë analistët politik pas vendimit që partia më e madhe në opozitë VMRO-DPMNE të mos propozon kandidatë të tyre në zgjedhje në këto dy komuna të cilat duhet të mbahen më 13 dhjetor.

Zgjedhjet e parakohëshme në këto dy komuna po mbahen për shkak se kryetarët e deritanishëm ishin zgjedhur në funksione tjera. Bllagoj Boçvarski nga Shtipi, e cili është nga LSDM, u bë Ministër për Transport dhe Lidhje, ndërsa Ismail Jhoski nga Pllasnici u bë pjesë e grupit parlamentarë të BDI-së. Kryetarët e ri do të kenë mandat vetëm për 10 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta komunale në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se arsyeja për vendimin e tyre është për shkak të gjendjes apokaliptike me pandeminë e coronavirusit dhe se zgjedhjet në këtë situatë i çon qytetarët në rrezik. LSDM nga ana tjetër akuzon se Mickoski po ikë edhe nga një debakël zgjedhorë.

Urim Saliu, gazetar, për Zhurnal thotë se përvoja e deritanishme tregon se bojkoti në zgjedhje asnjëherë nuk i ka sjellë mirë atij që ka bojkotuar.

“Në VMRO ka kaq kohë që vlon përbrenda por kjo tentohet të mbulohet. Ata janë një parti e fuqishme natyrisht ku kreu i partisë asnjëherë nuk e ka të sigurtë pozicionin e tij, sidomos kur në disa cikle zgjedhore ata nuk kanë rezultatin që duan ndaj një kundërshtari që e kanë mundur gjithmonë. Testi i rradhës i kësaj partie janë zgjedhjet në Shtip dhe Plasnicë. Ata nuk duhet ti prolongojnë ato për asnjë arsye. Këto zgjedhje janë testi i parë se sa është e përgatitur kjo parti për zgjedhjet e rregullta lokale vitin që vjen dhe këto zgjedhje janë tregues se sa e unifikuar apo e përçarë është partia e tyre dhe sa mund ta sfidojë një parti pushteti që i ka gjithë mekanizmat”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar .

Përndryshe, ish funksionarë të lartë dhe funksionarë të tanishëm të VMRO-DPMNE-së kërkojnë kongres të parakohshëm të partisë dhe ndryshim të udhëheqësisë pas humbjes në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.

Analisti politik Arben Llalla për Zhurnal thotë se bojkotimi nuk është rrugë demokratike, por këtë herë VMRO ka zgjedhur strategjinë për tu përgatitur seriozisht për zgjedhjet e rregullta që do mbahen në tetor 2020.

“Bojkotimi justifikohet duke patur parasysh që janë zgjedhje vetëm për 10 muaj kryetar komunash. VMRO është parti serioze dhe ka kapacitete për unifikim të brenshëm sepse zgjedhjet për deputet që u mbajtën në korrik ajo doli shumë fuqishëm prandaj mendoj se ka kapacitete për suksese edhe në zgjedhjet komunale të Tetorit. Bojkoti për këto dy komuna justifikohet plotësisht si stategji afatgjate”, ka deklaruar Llalla.

Në zgjedhjet për kryetarë të Shtipit janë paraqitur 5 kandidatë. Deputeti aktual Sashko Nikollov nga LSDM, Llazar Naumov nga TMORO, Goce Angellov nga koalicioni i Demokrati dhe MORO-partia punëtore, i pavaruri Trajçe Mitev dhe Simon Polikarp i njohur si Xhimi, si kandidat i Integra. Xhimi i cili është lindur në Nigeri, është maqedonasi i parë me prejardhje afrikane i cili kandidohet për funksion të lartë politik në shtet.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...