Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Boko Haram bën “kërdinë” në Nigeri, vret barbarisht 43 fermerë

Të paktën 43 persona janë vrarë në një sulm të shtunën në veri-lindje të Nigerisë.

Autorët mësohet se lidhën punonjësit në fushat e orizit dhe iu prenë fytin pranë Maiduguri, kryeqytetit të Bornos.

Ky është cilësuar si një ndër sulmet më të rënda në muajt e fundit të shkaktuar nga Boko Haram dhe grupet kryengritëse të Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Presidenti i Nigerisë Buhani e quajti këtë ngjarje si çnjerëzore, teksa ka kërkuar kapjen e autorëve.

Muajin e kaluar luftëtarët e Boko Haram vranë 22 fermerë në dy sulme të ndryshme.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...