Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Borë dhe mjegull në Kodrën e Diellit, dukshmëri e ulur edhe në Strazhë

Shkup, 3 dhjetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po funksionon pandërprerë me intensitet mesatar, nëpër disa vende në rrugë të lagështa.

Reshje të vogla të borës vërehen në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullim në komunikacion. Dukshmëri e ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 70 metra ka në qafën malore Strazhë, prej 30 deri 40 metra në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit dhe deri 150 metra në aksin rrugor Demir Kapi – Gjevgjeli.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtuese, gjegjësisht minim të aksit rrugor A2 Kërçovë – Ohër, nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit prej 15 deri 20 minuta në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 15:00 në seksionin Presekë – Pesoçan, në fshatin Vërbjan.

Prej datës 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2021.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të veturave, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...