Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia

Shkup, 29 nentor – Vendi i vetëm që dëshiron fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në më shumë se Gjermani është Bullgaria, ka thënë në intervistë për gazetën gjermane Frankurter Algemeine Zeitung, kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Ai vlerëson se problemi më i madh është pretendimi për ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari, ndërsa maqedonasit i vlerëson për bullgar të konvertuar.

“Për mua ishte befasi e madhe rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian për Bullgarinë në të cilën ishte hapur tema për gjoja pakicën maqedonase në Bullgari. Në Bullgari nuk ka pakicë maqedonase. Për herë të parë dëgjova se diçka e tillë ekziston në atë rezolutë. Ndërsa ajo që socialistët bullgar në Parlamentin Evropian votuan për rezolutën, tregon se ata mendojnë se një pakicë e tillë jeton te ne. Në vend se të kemi debat pozitiv për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tani imponohet një debat plotësisht i ndryshëm. Duhet të them se një zhvillim i këtillë më shkaktoi shqetësim të madh”, tha Borisov.

Borisov deklaroi se është e mundur të arrihet kompromis, por duhet të njihet historia. “Është i mundur kompromis. Unë i investoj të gjitha forcat në atë. Bëjmë gjithçka që mundemi që komisioni ynë bilateral të gjej kompromis. Çdoherë kam thënë se ardhmëria është e rëndësishme. Por, duhet të njihet edhe historia. Komunistët bullgar edhe nga Moska staliniste internacionalja e kontrolluar komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, dëshironin që për arsye ideologjike bullgarët në Maqedoni t’i shndërronin me forcë në maqedonas. Bullgarët e atjeshëm ishin të detyruar të thirren maqedonas. Përderisa gjatë procesit të qasjes drejt BE-së shfaqen paraqitje të gabuara dhe unë nuk reagoj, kundërshtarët e mi politik do të thonë: Borisov e shet historinë bullgare dhe lëshon pe para presionit të partnerëve evropian”, tha Borisov .

Kujtojmë se, Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të kontesteve historike mes dy vendeve. Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt më 17 nëntor, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgaree dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...