Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Bosnjë dhe Hercegovinë, zgjedhjet për kryetar të një komune i fitoi kandidati që vdiq nga COVID-19

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kryetar i komunës së qytetit Travnik, në pjesën qendrore të vendit, fitoi kandidati Mirsad Peco, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në ditën e zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati për kryetar komune i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Travnik, Peco ka fituar zgjedhjet.

Bakir Izetbegoviç, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën në mëngjes, ditën e zgjedhjes.

Peco i cili infektuar me COVID-19 dhe gjendja e tij ishte i rëndë disa ditë, dje në mëngjes kishte humbur jetën. Edhe pse shumë herët ishte njoftuar vdekja e tij, tërhoqi vëmendjen se si votuesit ia besuan atij votën.

Ndërkohë, nuk dihet se çfarë hapi do të hedh Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (CIK) përballë kësaj situate të pazakontë.

Nga ana tjetër në mbarë vendin, përveç Mostar-it, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka mbetur në rreth 50 për qind.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...