Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Brazil, policia në gatishmëri pas grabitjes së dështuar të bankës

“Një person humbi jetën pasi u mbajt peng nga të paktën 10 grabitës të armatosur rëndë”, tha policia në shtetin brazilian, Para.

Zyrtarët e sigurisë publike dhe agjencitë e inteligjencës në shtetin verior Para të Brazilit janë në gatishmëri pas një grabitjeje të dështuar bankare në orët e para të së mërkurës në qytetin Cameta, që ndodhet 235 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Belem, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një person humbi jetën pasi u mbajt peng nga të paktën 10 grabitës të armatosur rëndë”, tha policia në Para.

Sipas guvernatorit, Helder Barbalho, megjithatë, banda humbi kasafortën dhe iku pa marrë paratë. Ai këshilloi qytetet dhe shtetet fqinje për veprimet e mëtejshme.

“Një operacion si ky kërkon një shumë të madhe parash. Meqenëse banda nuk ishte e suksesshme, rreziku që ata të kërkojnë mundësi të reja është real”, tha ai.

Duke folur me telefon për AA, Dieh Kleine Sacramento, zyrtar për media i kryetarit të Cameta Waldoli Valente, u ankua për mungesën e strukturës së sigurisë në qytet, por vuri në dukje se zakonisht Cameta është një vend i qetë.

“Qyteti ka qenë gjithmonë i njohur si shumë i qetë. Një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë këtu”, tha ai.

Sacramento tha se ai beson se zgjedhja për të grabitur bankën atje ka të bëjë me rrjedhën e parave në qytet nga açai, kokrra të kuqe ushqyese që gjenden në pemët e palmës në rajonin e Amazonës në Brazil.

“Ai është gjithashtu një qytet në të cilin arratisja është e lehtë sepse ka rrugëdalje nga lumenjtë përreth”, tha ai.

Sipas policisë, grabitësit përdorën automjete dhe varka për të shpëtuar.

Kryetari Valente nuk ishte në dispozicion për të folur pasi ai po kalon trajtim shëndetësor në Belem.

Grabitja në “Banco do Brasil” në Cameta ndodhi pas një aksioni shumë të ngjashëm në orët e para të së martës në qytetin jugor brazilian Criciuma në shtetin Santa Catarina. Ashtu si në këtë grabitje, grabitësit në Cameta përdorën banorët lokalë si mburoja njerëzore dhe sulmuan një batalion të policisë ushtarake Para në mënyrë që të vononin ardhjen e oficerëve në bankë.

Banda përdori mjete shpërthyese dhe armë të kalibrit të rëndë. Një person u arrestua për dyshimin e ofrimit të mbështetjes logjistike.

Vetëm këtë vit, Para ka pasur dy grabitje të ngjashme, në janar dhe prill. Sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Para-s, praktikisht të gjithë të përfshirët u arrestuan.

Në Criciuma, rreth 30 persona me maska morën pjesë në grabitjen gati dy-orëshe, duke ndezur zjarre në të gjithë qytetin, duke bllokuar hyrjen dhe duke shtënë mbi batalionin e policisë ushtarake dhe duke përdorur pengje si mburoja.

Si në Criciuma ashtu dhe në Cameta, objektiv ishin degët e Bankës së Brazilit.

Zëvendës komandanti i policisë në Santa Catarina, koloneli Marcelo Pontes tha se ai sheh ngjashmëri midis vjedhjes së Criciuma dhe sulmeve të fundit mbi degët e bankave në brendësi të shtetit San Paulo.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...