Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Bregu: Rajoni edhe njëherë do të arrijë rezultate

Tiranë, 2 nëntor – Samiti i tretë digjital i Ballkanit Perëndimor ishte hapur me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim mbi një  plan të  rrjetit 5G për transformim digjital dhe  shërbime rajonale të interoperabilitet dhe besim për transaksione elektronike në rajon.

Sekretarja përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu tha se është e bindur se rajoni edhe njëherë do të arrijë rezultate.

“Kushdo që të dyshonte se e ardhmja  digjitale menjëherë do të paraqitet në jetët tona, tani për tani  është i bindur se e ardhja tashmë arriti. Kufizimet e lëvizjes dhe punës sollën rritje të madhe të shkallës së papunësisë në Ballkanin Perëndimor, midis 5 dhe 30 për qind. Investimi në teknologji dhe kalimi në  sferën digjitale mund të sjellë ndryshime. Transformimi  digjital në rajon mund të sjellë deri te rritja e produktivitetit prej katër për qind”, tha Bregu.

Sipas saj, transofmimi më intensiv digjital është i lidhur me krijimin e vendeve të punës në sektorin përpunues të Ballkanit Perëndimor, ndërsa rritja prej një përqind e shkallës së transformimit digjital përafërsisht përgjigjet në 1,16 për qind rritje të punësimit.

“Të dhënat statistikore tregojnë se një person i moshës midis 16 dhe 64 vjet kalon mesatarisht 6 orë e 42 minuta në Internet. Në rajonin tonë, 69 për qind e njerëzve shfrytëzojnë internet. Këto shifra gjatë gjithë kohës rritnt. Me qëllim që rajoni jonë  të hapet  drejt  transformimit digjital, ashtu që teknologjitë mund të shfrytëzohen për të rimarë veten nga pandemia”, tha Bregu.

Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor është pjesë e planit aksionar shumëvjeçar për rajonin ekonomik rajonal, të mbështetur nga liderët e rajonit në Tërst në vitin 2017.

Samiti i parë digjital i Ballkanit Perëndimor u mbajt në prill të vitit 2018 në Shkup, ndërsa i dyti vitin e kaluar në Beograd. Samiti bazohet në përvojën e dialogut rajonal në nivel të lartë për transformim digjital, në suaza të procesit berlinas.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...