Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Brezi Ekonomik i Lumit Jance fuqizon zhvillimin e gjithanshëm

Me publikimin e planit për zhvillimin e Kinës në 15 vjetët e ardhshëm, rajonet e ndryshme po përgatiten për rolin e tyre të ri në rrugën e vendit drejt modernizimit.

Provincave dhe bashkive përgjatë lumit Jance – lumi më i gjatë i Kinës – u është dhënë një rol i rëndësishëm për të nxitur një model zhvillimi të gjelbër dhe të drejtuar nga inovacioni të ekonomisë së dytë të botës.

Roli i Brezit Ekonomik të Lumit Jance dhe të Deltës së Lumit Jance në planin e zhvillimit të gjithanshëm të Kinës janë në krye të agjendës të presidentit kinez Xi Jinping në qytetin Shangai dhe provincën Jiangsu.

Binjiang, një distrikt buzë lumit në Nantong, është fokusuar për përmirësimin e mjedisit përgjatë lumit Jance, si dhe zbatimin e politikave të ndalimit të peshkimit.

Binjiang-u, i rrethuar nga malet përgjatë lumit Jance, është konsideruar si një “korridor i gjelbër” i Nantong-ut. Ai është një burim i rëndësishëm ujor për zhvillimin urban vendor. Disa projekte për përtëritjen e ekosistemit janë zbatuar qysh nga viti 2016. Përmisimi i mjedisit në këtë zonë është mjaft i ndjeshëm dhe Presidenti Xi i fokusuar në politikat në mbrojtje të mjedisit, ka drejtuar vëmendjen shtetërore në këtë drejtim. Në Jiangsu po punohet për një administrim shumë të planifikuar të ujit dhe për realizimin e projektit për devijimin e ujit nga Jugu në Veri të Kinës.

Në Jiangsu zhvillimin e bashkërenduar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong –Kong – Makao, zhvillimi i Brezit Ekonomik të Lumit Jance dhe integrimi i Deltës së Lumit Jance janë strategjitë kombëtare për të bashkërenduar zhvillimin rajonal në Kinë.

Shangai dhe Jiangsu janë ndër rajonet më të zhvilluara në Kinë. Shangai kryeson në renditjen e PBB-së të qyteteve kineze, dhe Jiangsu ndodhet në vendin e dytë ndër provincat kineze për sa i përket PBB-së. Ato janë jo vetëm në pararojën e zhvillimit të bashkërenduar përgjatë lumit Jance, por edhe luajnë rol pionieri në eksplorimin e së ardhmes së Kinës në një botë që po ndryshon.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...