Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Britani, shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19

Numri i të vdekurve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 50 mijë, me një rritje prej 595 viktimash gjatë 24 orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore raportuan 22.950 infeksione të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e rasteve gjatë shtatë ditëve në 157.669.

Vendi raportoi 2.623 vdekje gjatë një jave, 27 për qind më shumë se një javë më herët.

Midis 31 janarit dhe 11 nëntorit të këtij viti 2020, Britania ka regjistruar gjithsej 1.256.725 rezultate pozitive të konfirmuara të testeve, sipas të dhënave më të fundit.

Gjithsej 1.219 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitale në respiratorë, kanë thënë zyrtarët.

Një karantinim kombëtar ka hyrë në fuqi në Angli tashmë prej një jave dhe pritet të përfundojë më 2 dhjetor, kur do të rishikohet.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...