Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Britania pritet të pranojë 10 milionë doza të vaksinës së Pfizer/Biontech këtë vit

Britania e Madhe ka thënë se po pret të pranojë deri 10 milionë doza të vaksinës candidate për COVID-19 të kompanive Pfizer/BioNTech deri në fund të vitit, nëse merr aprovimin nga rregullatori, është thënë nga zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, raporton agjencia Reuters.

Nga kompanitë është njoftuar se rezultatet fillestare të fazës së tretë të testimit të vaksinës kandidate kanë treguar efikasitet deri 90 për qind.

Nga Britania e Madhe është njoftuar se janë porositur 40 milionë doza të vaksinës kandidate të Pfizer dhe BioNTech, një nga gjashtë kompanitë me të cilat është lidhur marrëveshje nga Britania për furnizim me vaksinë.

“Në total kemi porositur 40 milionë doza të vaksinës kandidate të Pfizerit, ku 10 milionë nga dozat do të prodhohen dhe do të jenë në dispozicion për Britaninë deri në fund të vitit nëse vaksina aprovohet nga rregullatori”, është thënë nga zëdhënësi.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, e ka mirëpritur lajmin për efikasitetin e vaksinës, duke e quajtur lajm të madh.

E Donald Trump po ashtu e ka quajtur lajm të madh

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...