Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Brukseli ende shpreson se Shkupi dhe Sofja mund të arrijnë kompromis

Bruksel, 12 nëntor, zhurnal.mk – Komisioni Evropian nuk heqë dorë nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se të dyja palët duhet të gjejnë kompromis, dhe se mund të tejkalohen mosmarrëveshjet.

“Inkurajojmë të dy palët që të vazhdojnë me përpjekjet për gjejtjen e zgjidhjes për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n, zëdhënësja Ana Pisonero, transmeton Zhurnal.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave në BE ku do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilën duhet të sillet vendim për miratimin e kornizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria tani për tani nuk lëshon pe dhe vlerson se nuk mund të jepet dritë jeshile derisa nuk gjindet kompromisi rreth çështjeve të gjuhës dhe temat historike.

“Vazhdojmë dhe shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese me qëllim që sa më shpejtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Pisonero.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...