Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Brukseli pret vendim pozitiv për integrimin e Maqedonisë në BE

Shkup, 14 nëntor – Brukseli pret zgjidhje pozitive si rezultat të përbashkët të realizuar të të gjitha palëve për integrim të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në BE dhe konfirmon se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave me BE-në.

Kjo mes tjerash u theksua në bisedën e djeshme telefonike mes kryetares së Komisionit të Evropës Ursulla fon der Lajen dhe kryeministrit Zoran Zaev. Der Lajen përsëriti se Maqedonia e Veriut është shembull i suksesshëm dhe pozitiv për Ballkanin Perëndimor për reformat e realizuara, për marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë dhe për udhëheqjen në bashkëpunimin rajonal.

Zaev e njoftoi Kryetaren e KE-së von der Lejen edhe për bisedimet aktuale me Republikën e Bullgarisë dhe i prezantoi pozitat e Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst, Kryeministri Zaev u falënderua për angazhimin personal të Kryetares së KE-së, si dhe të gjithë eurokomisarëve, veçanërisht duke potencuar angazhimin në këtë plan të kryesisë gjermane me BE-në, si dhe përkushtimin që të gjendet zgjidhje, e cila do të jetë sukses për Maqedoninë e Veriut, për Republikën e Bullgarisë, për BE-në dhe për Ballkanin Perëndimor.

Në ndërkohë, magazina me renome “Euronjuz” publikoi një analizë “Bullgaria vendos frena për ëndrrat e Maqedonisë së Veriut për BE. Ja pse”, në të cilën thotë se kontesti shtesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është zgjidhur, ndërsa liderët evropianë i dhanë dritë jeshile Shkupit për hyrje në KE. Por, para Maqedonisë së Veriut ekziston një pengesë – Bullgaria.

Sipas Euronjuz, Bojko Borisov po e bën këtë për shkak të problemeve të tij të brendshme politike. Sofja, e përfshirë aktualisht në protesta të zgjatura anti-qeveritare, kundërshton fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, duke thënë se ajo është e pakënaqur me “kornizën aktuale për negociatat”.

“Protestat anti-korrupsion në Bullgari kanë vazhduar për më shumë se 100 ditë, me protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe Kryeprokurorit Ivan Geshev. Ata akuzohen për lidhje me mafien oligarkike. Borisov, i cili ka refuzuar të japë dorëheqjen, deri më tani i ka mbijetuar pesë votave të mosbesimit në parlament”, thekson magazina.

E vërteta e pakëndshme është se procesi i zgjerimit është një mjet tërheqës për anëtarët e BE-së për të imponuar politika dhe ndryshime ndaj fqinjëve të tyre të cilët nuk janë në BE.

Për Bullgarinë, procesi i pranimit në Maqedoninë e Veriut është një mënyrë për të bërë lëshime në një moment jashtëzakonisht delikat për Shkupin. Megjithëse shumica e kërkesave janë çështje të paprekshme si identiteti dhe historia, ato mbështesin nevojën e qeverisë Bullgare për të marrë një qëndrim të fortë nacionalist për arsye të brendshme politike. “Sidomos në një kohë akuzash për korrupsion, protesta në rrugë dhe vështirësi ekonomike mbi pandeminë,” raporton Euronjuz.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES), citon Euronjuz, maqedonasit etnikë përbëjnë 10 për qind të popullsisë së Bullgarisë. IFIMES gjithashtu pretendon në një analizë të fundit se “Bullgarishtja dhe maqedonishtja janë dy gjuhë të ndryshme që kanë nevojë për interpretim/përkthim në komunikimin e ndërsjellë, ndryshe nga, për shembull, në rastin e gjuhës serbe dhe gjuhës kroate për të cilat komunikimi gjuhësor nuk kërkon interpretim/përkthim.

Mos përmbushja e premtimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor prishi imazhin e BE dhe komprometon politikën e zgjerimit, thekson Euronjuz.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë theksoi se Bullgaria vazhdon ta mbështesë idenë për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, por kjo mbështetje nuk është e pakushtëzuar dhe nuk mund të realizohet në rast të mospërmbushjes së marrëveshjeve bilaterale midis Bullgarisë dhe shteteve përkatëse ballkanike.

Ai në Parlament i informoi deputetët bullgarë për marrëdhëniet e relacionit Shkup-Sofje, për kornizën negociuese dhe për fillimin eventual të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Karakaçanov tha se Qeveria bullgare e respekton Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe pozitën kornizë, të konfirmuar me deklaratën e Parlamentit.

“Fillimisht askush nuk ka kryer presion mbi Qeverinë bullgare. Kryesimi gjerman për momentin shprehu qëndrim të jetë ndërmjetës nëse është e nevojshme në bisedimet midis të dyja palëve. Nuk është bërë presion mbi Qeverinë bullgare. Së dyti – në bisedimet me përfaqësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bullgaria e konfirmoi pozitën e saj të qartë se ne jemi “pro” anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por vlerësojmë se Marrëveshja e 1 gushtit 2017 nuk implementohet, në pajtim me dispozitat e tij”, deklaroi Karakaçanov. Sipas tij shembull për këtë është puna joefikase e Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe publikimet në mediat e Maqedonisë, të cilat siç theksoi, përmbajnë retorikë antibullgare, përcjell Koha.mk

Sipas tij, pa tejkalimin e gjuhës së urrejtjes, pa rishikim të qartë të sistemit arsimor, i ndërtuar mbi fakte të pavërteta, nuk ekziston mënyrë vendi të japë pëlqim për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Të martën më 17 nëntor, duhet të mbahet seanca e këshillit të ministrave të punëve të jashtme, në të cilën pritet vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kryeministri Zoran Zaev këtë të enjte deklaroi se bëhen përpjekje deri në moment të fundit të gjejë zgjidhje, por, siç tha, për disa punë nuk negociohet askund në botë, as tek ne, siç janë identiteti dhe gjuha. Ai përsëriti se është e mundur të arrihet vendim për kushtëzimet e Bullgarisë dhe të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...